Life Style - Funny

Ardit Çuni tregon se si e ka njohur Melisën

Pas publikimit të fotove të Melisës krah këngëtarit të njohur Ardit Çuni, ndjekësit u konfuzuan.

Arditi mori pjesë edhe në ditëlindjen e Melisës, ku këndoi, por nuk kanë munguar as fotot e tyre provokuese së bashku.

I ftuar në ‘Prive’ këngëtari ka treguar se ai dhe Melisa njihen prej kohësh. Madje, Arditi tregoi dhe mënyrën se si janë njohur ata.

Ai është shprehur se Melisa i dërgonte video duke kërcyer me këngët e tij.

“Melisën e njihja më përpara, ka qenë mbështetësja ime prej fillimit. Më dërgonte video duke kërcyer këngët e mia, shumë gocë e mirë”, ka shpjeguar Arditi.

Image
Image
Image