Show Biz

Ardian Bujupi publikon sekuenca nga kënga “Regeatton”

Ardian Bujupi është ndër këngëtarët shqiptar që njihet për një veçanti që ka në interpretimin e këngëve.

Ani pse jeta e tij është e përqendruar në Gjermani, ai nuk heziton që të realizojë edhe këngë në gjuhën shqipe.

Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, Ardiani ka bërë të ditur se të premten do të publikohet prodhimtaria më e fundit muzikore.

Bëhet fjalë për këngën “Regeatton”, për të cilën ka paralajmëruar ditë më parë.

“Vera vazhdon, kush po e pret “Regeatton” këtë të premte në orën 00:00 të mëngjesit”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

View this post on Instagram

it's time for the next song? 🦎🦎🦎

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Përpos që zbuloi titullin dhe datën e lansimit, këngëtari për fansat ka ofruar edhe disa sekuenca të shkurtra nga kënga.

Kujtojmë se javë më parë ai solli hitin “Panorama” në bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj, që ka arritur deri më tani 20 milionë klikime në platformën YouTube. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483