Show Biz

Ardian Bujupi pëson aksident me makinë

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi ka pësuar një aksident me makinë.

Lajmin e keq e ka dhënë vet ai nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon makinë e tij luksoze të dëmtuar.

Ardiani jeton në Gjermani aty ku ka ndodhur edhe aksidenti. 27-vjeçari ka postuar në Instagram edhe një foto ku shfaqet karrotreci duke marrë makinën ndërsa ai buzëqesh.

Me sa duket gjëndja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe ai është i lumtur për faktin që u dëmtua vetëm makina dhe ai shpëtoi për mrekulli.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.