SPORT

Arbnore Përquku – asistuesja e Dardaneve

Arbnore Përquku ishte kapitene e Kosovës A në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Ajo hyri në histori si kapitenia e parë në debutimin e Dardaneve.

Përquku zhvilloi një Kampionat mjaft të mirë në Qipro.

Basketbollistja e Kosovës bëri 22 asistime në katër ndeshje apo 5.5 për ndeshje dhe së bashku me Catherine Mreches të Luksemburgut ishin lojtaret me mesataren të lartë të asistimeve për ndeshje.

Përquku shënoi 40 pikë në katër ndeshje apo dhjetë pikë për ndeshje, duke u renditur në vendin e 13-të në përgjithësi.

Sa i përket efetshmërisë kishte mesatare prej 7.8 për ndeshje, ndërsa kishte gjithashtu edhe një top të vjedhur për ndeshje.