SPORT

Arbëria-Prishtina dhe Drenica-Besa hapin xhiron e dytë të Superligës

Sot (e martë) me fillim nga ora 16:00, zhvillohen dy ndeshjet e para të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Debutuesi i këtij edicioni në elitën e futbollit tonë, Arbëria, është nikoqir i Prishtinës në sfidën që zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Skuadra nga Dobraja e nisi në mënyrën më të mirë sezonin 2020/2021 duke regjistruar fitore prej 2-0 si mysafir i Trepçës ’89.

Nga ana tjetër, pikë të plota arkëtuan edhe kryeqytetasit, të cilët e mposhtën Drenicën (3-0) në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në sfidën tjetër që zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, Drenica është nikoqir i Besës. Të dyja këto skuadra i humbën takimet hapëse të sezonit të ri.

Drenica pësoi në udhëtim te Prishtina në kryeqytet (3-0), derisa ekipi nga Peja u mposht në shtëpi nga Ballkani. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.