SPORT

Arbër Zeneli jep sinjale rikthimi përmes një postimi në “Instagram”

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës Arbër Zeneli duket se është duke u rikuperuar në afate kohore dhe rikthimi i tij në fushë parashihet të vjen shumë shpejt.

Zeneli që u lëndua në ndeshjen Mali i Zi – Kosova përmes “Instagramit” sikur ka paralajmëruar një rikthim në fushë.


Zeneli ka postuar një fotografi me veshje sportive dhe që të gjitha ishin me flamurin e Kosovës, sinjal ky se ai po paralajmëron rikthim të shpejtë te Kosova.

Përfaqësuesja jonë këtë muaj i zhvillon dy ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian, ku me 14 nëntor ndeshet me Çekinë ndërsa me 17 nëntor ballafaqohet me Anglinë.

Zeneli do të mungojë në këto kualifikime por gjithsesi se do të jetë gati ër Kosovën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve që Kosova do ta luaj me Maqedoninë e veriut në rast të moskualifikimit në Evropian përmes këtyre eliminatoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.