SPORT

Arbër Zeneli inkuadrohet nga banka rezervë, merr përsipër penalltinë dhe shënon gol për Reims

Arbër Zeneli vazhdon të shkëlqejë te klubi francez që garon në Ligën 1, Reims.

Ndeshjen e sontme kundër Caen, sulmuesi nga Mitrovica e nisi nga banka rezervë.

Megjithatë, trajneri David Guion e aktivizoi Zenelin në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 56-të.

Në minutën e 82-të, u akordua penallti dhe bashkëlojtarët ia besuan yllit të Kosovës ekzekutimin.

24-vjeçari nuk ngurroi të gjuaj dhe kështu shënoi duke e ngushtuar rezultatin në 3:2.
Ndrshe, ky është goli i tretë i Zenelit në 14 paraqitje në Ligën 1 që nga janari, teksa ai ka dhuruar edhe tri asistime.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.