Kosova

Arben Vitia për Behgjet Pacollin: Për të gjithë rregullat vlejnë njëjtë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komentuar edhe rastin e Behgjet Pacollit, i cili bëri bujë ditëve të fundit me refuzimin që t’i nënshtrohet karantinës 14-ditore, anipse po vjen nga jashtë.

Vitia nuk është ndalur te polarizimi politik rreth kësaj çështje, por ka folur në bazë të masave që janë marrë nga ministria që udhëheq, e sipas tij, ato janë të njëjta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Siç kam thënë më herët, rregullat vlejnë për të gjithë njëjtë. As për (Alesandar v.j.) Jabllanoviqin e as për Pacollin nuk kam ndonjë shkrim zyrtar. Kam parë reagime të shumta dhe politizime për Pacollin. S’ka pasur as thirrje telefonike e as e-mail për të parë se cilat janë masat apo diçka të tillë. S’kemi pasur ndonjë mundësi komunikimi me të”, ka thënë Vitia, duke mos u përgjigjur nëse është i informuar për ardhjen e Pacollit në Kosovë, që pritet të ndodhë sot në orën 17:30 në Aeroportin e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.