Kombëtare

Arben Ristanit: Mbledhjet me strukturat e PD-së i bënte bashkëshortja e Bashës

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Dmeokratike, Arben Ristani, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku u shpreh se mbledhjet me strukturat e Partisë Demokratike i bënte bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela.

Sipas tij, këto mbledhje nuk kanë ndodhur në prezencën e tij, teksa thotë se ka shumë arsye që detyrojnë Bashën të hapë krahun.

“Mbledhjet me strukturat e PD i bënte bashkëshortja e Bashës. Jo në praninë time se…Për të gjitha këto arsye duhet që të hapë krahun që PD të bëhet alternativë”, tha Ristani.