Kosova

Arben Gashi e lidh shkarkimin e Rashit Qalajt me çështjen e vizave

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se gjatë takimit ballë për ballë me presidentin e Francës, Emanuel Macron është formuar ekipi i përbashkët për eliminimin e problemeve dhe shqetëzimeve të administratës franceze për liberalizimin e vizave.

E për këtë Gashi thotë se ekipet kanë ardhur në Kosovë dy herë dhe i kanë identifikuar problemet, e për të cilat tha se ndoshta është dashur të shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Njëra prej shteteve bllokuese të liberalizimit të vizave për Kosovën është Franca, ky problem ka qenë në zgjidhje, se janë bërë ekipe të përbashkëta. Kanë ardh dy herë në Kosovë, e kanë vizitu Kosovën dhe i kanë identifiku dhe në proces të eliminimit të problemeve për të cilat është dashtë ndoshta mu shkarku drejtori i Policisë”, tha Gashi në emisionin Kallxo Pernime.

“Për 6 vjet kryeministër Hashim Thaçi asnjëherë nuk ka pasur takim ballë për ballë me presidentin e Francës, apo kancelaren gjerman”, shtoi Gashi. /Express/