Bota

Arabia Saudite vendosë të futet në izolim të plotë për festën e Fitër Bajramit

Arabia Saudite tha se do të izolohet plotësisht gjatë festës së Bajramit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ministria e Brendshme tha të mërkurën se izolimi do të jetë në fuqi nga data 23 maj, kur nis Fiter-Bajrami, deri më 27 maj, kur edhe përfundon.

Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe zakonisht festohet me vizita të familjarëve te njëri-tjetri.

“Deri më 23 maj, aktivitetet ekonomike do të qëndrojnë të hapura dhe njerëzit do të mund të lëvizin lirshëm ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 5 të pasdites”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, transmeton rel. 

Arabia Saudite ka raportuar për afro 43,000 persona të infektuar me koronavirus dhe 264 viktima.

Në muajin mars, autoritetet atje kanë anuluar pelegrinazhin Umrah, nga frika e përhapjes së koronavirusit në vendet e shenjta islame.

Ato nuk kanë marrë ende vendim për pelegrinazhin e Haxhit, i cili këtë vit i bie në fund të korrikut.

Vitin e kaluar, rreth 2.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota kanë udhëtuar në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në Haxh.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.