Arabia Saudite rrit çmimin e naftës për Evropën dhe Azinë

Nga prilli, vendet aziatike dhe europiane do të duhet të paguajnë më shumë për naftën nga Arabia Saudite. Arabia Saudite ka njoftuar se duke marrë shkas nga rritja e kërkesës për lëndë djegëse në Evropë dhe në Azi, ka vendosur të rishikojë çmimin, duke e përshtatur më kërkesën.Konkretisht, ekspertët parashikojnë një rritje të çmimit të naftës në nivelin 100 dollarë për fuçi në një kohë ku ekonomia e Kinës është rikëmbur pas heqjes së kufizimeve të koronavirusit dhe ngadalësimit të inflacionit në rajone të tjera të botës.

“Saudi Aramco e kontrolluar nga shteti do të rris shumicën e çmimeve zyrtare për Azinë për muajin prill. Klasa kryesore e naftës e kompanisë, Arab Light, u bë 2.5 dollarë më e shtrenjtë se mesatarja rajonale dhe 50 cent më e shtrenjtë se në mars”, shkruhet në artikullin e Bloomberg.Kompania mediatike vëren se çmimet për blerësit në Shtetet e Bashkuara “mbetën të pandryshuara dhe për klientët në Evropën veriperëndimore dhe në Mesdhe u rritën me 1,30 dollarë për fuçi”.

Vihet re se vendimet e çmimeve të Arabisë Saudite, eksportuesit më të madh të naftës në botë, shpesh përsëriten nga Iraku dhe Kuvajti.Ky vendim vjen në një kohë kur Perëndimi i është drejtuar vendeve aziatike për burime të lëndëve djegëse, pas vendimit për të shkëputur nga varësia e gazit dhe naftës ruse.Rrjedhja e gazit nga Nord strream 1 dhe 2 është reduktuar në mënyrë të ndjeshme. Ndërkohë referuar zyrtarëve të kremlinit nuk do t’i lëshojë asnjë rekomandim Gazpromit në lidhje me të ardhmen e eksporteve nenujore.

Nord Stream 1 dhe 2, secili i përbërë nga dy tubacione, u ndërtuan nga Gazprom për të transportuar 110 miliardë metra kub gaz natyror në vit në Gjermani nën Detin Baltik.Tre nga katër tubacionet pësuan çarje nga shpërthime të pashpjegueshme në shtator. Gazprom ka thënë se është teknikisht e mundur të riparohen linjat e dëmtuara, por Moska nuk sheh shumë shanse për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me Perëndimin në të ardhmen e afërt, në mënyrë që tubacionet të jenë të nevojshme./abcnews.al

Go to TOP