Hi Tech

Apple ofron një milion dollarë për ata që gjejnë lëshime në pajisjet e saj

Apple ka rritur masivisht shifrën që po ofron për hakerët që mund të gjejnë dobësi në iPhone ose Macs. Shifra prej një milion dollarëve e ofruar është larg shpërblimi më i lartë i ofruar nga ndonjë kompani e madhe teknologjike.

Kjo është ngritje nga 200 mijë dollarë dhe programi në vjeshtë do të jetë i hapur për të gjithë. Më herët, ky program ishte i hapur vetëm për të ftuarit nga kompania.

“Forbes” raportoi të hënën se Apple po lanson një program për gjetjen e mangësive në Mac, e kjo u konfirmua të enjten, por se programi është zgjeruar edhe në watchOS e Apple TV, transmeton Koha.net.

Shpërblimi prej një milion dollarëve do të shkojë për hulumtuesit që mund të gjejnë hakime në bërthamë të sistemit operativ. 500 mijë dollarë të tjera do të ndahen për ata që gjejnë “rrjet sulmesh që s’kërkojnë ndërveprime të përdoruesve”.

Do të jetë edhe një bonus tjetër për hakerët që mund të gjejnë dobësi në sistemet para se të lansohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.