Hi Tech

Apple lanson iOS 13.2 me Deep Fusion, mbështetje për AirPods Pro dhe emotikone të reja

Platformat e Apple iOS 13.2, iPadOS 13.2 dhe tvOS 13.2 janë tashmë në dispozicion të përdoruesve dhe e implementojnë një varg funksionesh të reja, si iPhone 11 dhe 11 Pro Deep Fusion kamera mode, si dhe kompatibilitet për kufjet e ardhshme AirPods Pro dhe Beats Solo Pro, raporton GSMArena.

Përdoruesit të cilët po hezitojnë ta bëjnë azhurnimin në versionin e ri të sistemit operativ, tani nuk do të kenë zgjidhje, nëse dëshirojnë t’i përdorin AirPods Pro, shkruan KOHA Ditore. Kufjet prej 249 dollarëve vijnë me një sistem të zvogëlimit të zhurmës, dhe kërkojnë pajisje të Apple të cilat i përdorin të paktën versionet e softuerit iOS 13.2, iPadOS 13.2, watchOS 6.1, tvOS 13.2, ose macOS Catalina 10.15.1.

Image

Përveç kompatibilitetit me AirPod, iOS 13.2 sjell edhe përmirësime të konsiderueshme në kamerat iPhone 11 dhe 11 Pro së bashku me Deep Fusion me përmirësime në parametrat me dritë mesatare. Deep Fusion punon plotësisht në prapavijë dhe automatikisht aktivizohet në varësi të situatës me ndriçimin. IOS 13.2 i ri gjithashtu e siguron funksionin për regjistrim përmes asistentit Siri, ku përdoruesve u ofrohet opsioni të zgjedhin nëse dëshirojnë t’i ndajnë kërkesat e regjistruara të Sirit me developerët për ta përmirësuar përvojën e përdoruesit.

Azhurnimi gjithashtu implementon emotikone të reja, ndërsa mbështetja zanore multi-user HomePod ia jep altoparlantit të mençur mundësinë për t’i njohur deri në gjashtë zëra të ndryshëm.

Përdoruesit mund ta bëjnë azhurnimin në iOS 13.2 dhe iPadOS 13.2 duke shkuar në Settings -> General -> Software Update. Azhurnimi në tvOS të ri bëhet në pajisjet Apple TV HD dhe Apple TV 4K në seksionin Settings.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483