Hi Tech

Apple dhe Shtëpia e Bardhë drejt krijimit të aplikacionit Covid-19

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple dhe Shtëpia e Bardhë janë duke bashkëpunuar për të publikuar një aplikacion dhe uebfaqe rreth Covid-19, raporton Reuters.

Aplikacioni, që do të jetë në dispozicion në “app store” si Covid-19, do t’iu parashtrojë pyetje përdoruesve rreth simptomave, lokacionit dhe faktorëve të rrezikshëm dhe pastaj do iu jep udhëzime të duhura për në CDC (Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve), ka bërë të ditur një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, transmeton KOHA.

Aplikacioni gjithashtu do të japë përgjigje për pyetjet e shpeshta rreth koronavirusit me informacionet zyrtare nga CDC.

E informacionet e njëjta do të jenë në dispozicion edhe në uebfaqen https://www.apple.com/covid19, që do të jetë e qasshme për përdoruesit e Windows, telefonave Android, dhe pajisjeve të tjera që nuk janë Apple.

Apple ka siguruar se nuk do të mbledhë përgjigjet e përdoruesve të aplikacionit dhe të faqes në internet, derisa përgjigjet nuk do t’i dërgohen as Apple e as ndonjë entiteti qeveritar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.