Kosova

Apostolova: Emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta është zhgënjyes

Apostolova gjatë konferencës për Raportin e Progresit për Kosovën ka thënë se emërtimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta drejtuese është zhgënjyese, si dhe ka shtuar, se tarifa 100 për qind ndaj Serbisë, nuk është në dobi të askujt.

Apostolova i është referuar konstatimeve negative të Raportit të Progresit, e që kanë të bëjnë me sfidat e vazhdueshme me të cilat Kosova përballet.

“Funksionimi i Kuvendit minohet nga vonesat në aktivitetet legjislative, mungesa e kuorumit. Shpesh vendimet e qeverisë nuk janë as në linjë me të. Tarifa 100 për qind nuk është në dobi dhe shpresojmë që të tejkalohet së shpejti. Emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta është një zhgënjim dhe kundër vlerave evropiane. Në arsim, nevojitet shumë më tepër angazhim politik. Sa i përket mjedisit, shohim se nevojitet angazhim i madh dhe institucionet e Kosovës duhet të punojnë shumë më me seriozitet”, tha ajo.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//benoopto.com/4/3473483