Kosova

Apeli refuzon një ankesë të Prokurorisë Speciale

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin e të akuzuarve H.H.,H.M. dhe A.R.

Sipas vendimit aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27 nëntor të vitit 2017, është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi, H.H. dhe H.M. janë liruar nga akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”  ndërsa  A.R. për  “Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje”.

Ky vendim ishte marrë pasi që gjykata e shkallës së parë kishte konstatuar, se me provat e proceduara në seancën e shqyrtimit gjyqësor, nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilat janë akuzuar.

Këtë konstatim e përkrah edhe Gjykata e Apelit, e cila po ashtu nuk gjen ndonjë shkelje nga ato që pretendohen në ankesën e prokurorisë.