EKONOMI

Apeli: Posta lidh marrëveshje të paligjshme

Autoriteti i Kosovar i Konkurencës ka fituar kontestin gjyqësor ndaj Postës së Kosovës.

Kjo e fundit e kishte paditur AKK-në për shkak të vendimit që kishte marr kundër Postës së Kosovës pasi kishte lidhur marrëveshje të jashtëligjshme me institucionet qendrore dhe lokale, duke i vendosur konkurrentët tjerë në pozita të pafavorshme konkurruese.

Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë AKK-së duke hedhur poshtë padinë e Postës së Kosovës.

Aktgjykimin e ka bërë të ditur kryetari i  Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

“Sot, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës pranoj aktgjykimin nga gjykata e apelit, i cili aktgjykim vërteton si të ligjshëm Vendimin e AKK-së kundër Postës së Kosovës e cila kishte lidhur marrëveshje të jashtëligjshme me institucionet qendrore dhe lokale, duke i vendosur konkurrentët tjerë në Pozita të pafavorshme konkurruese!” ka shkruar Prestreshi në profilin e tij në facebook ku edhe ka publikuar aktgjykimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.