Kosova

Apeli lë në fuqi vendimin e Themelores për rastin e fajdeve

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesat e avokatëve të katër të dyshuarve në aferën e fajdeve kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Apeli siç ka mësuar Koha Ditore, ka konstatuar se ankesat janë të pabaza dhe se Gjykata Themelore në Prishtinë me të drejtë ua ka caktuar masën e paraburgimit.

Një gjë të tillë për “Kohën Ditore” e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës se Apelit, Arbër Jashari.

“Apeli e ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në lidhje me këtë rast”, ka thënë ai.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483