Kosova

Apeli e kthen në rigjykim rastin e Shukri Bujës

Gjykata e Apelit e ka rikthyer në rigjykim rastin e ish kryetarit të komunës së Lipjanit Shukri Buja i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ishte dënuar me 3 vjet burgi.

Avokati Arianit Koci ka thënë se në rikgjykim është kthyer çështja e njëjtë.

“Çështja e njëjtë është kthyer në rigjykim dhe rivendosje. Kam pasur besimin e plotë se ankesa e jonë do të aprovohet, dhe drejtësia do të vihet ne vend” ka thënë Koci.

Përveç Bujës në këtë rast ishin të përfshirë edhe 9 persona të tjerë. Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.

Me këtë Prokuroria pretendonte se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.