Tjera

Anxhela Peristeri dhe Sinan Vllasaliu sjellin bashkëpunimin “Ata”

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sinan Vllasaliu, ka publikuar projektin e ri dhe të parë për vitin 2020.

“Ata” mban titullin kënga e tij, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Anxhela Peristeri.

Artistët vijnë me një paraqitje mjaft atraktive në klip, ndërsa flasin për një dashuri të humbur.

Sinan Vllasaliu dhe Anxhela Peristeri (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar Filloreta Raçi, kurse për muzikën është përkujdesur Kledi Bahiti, një nga bashkëpuntorët më të afërt të Fifit.

Ndërkohë që kënga tashmë gjendet në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga fansat e dy artistëve të suksesshëm.

Ky është bashkëpunimi i parë i Sinanit me Anxhelën, ndonëse duetet e tij me emra të njohur shqiptarë janë të shumta.

Pos kësaj, dyshja janë shumë të kërkuar edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.