KULTURË

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears shkëlqejnë në ceremoinë e hapjes së “Eurovision 2021”

Gjatë ditës së sotme (e diel) po mbahet hapja e “Eurovision 2021”.

Në mesin e shumë artistëve u shfaqën edhe Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears, të cilët do të përfaqësojnë vendet e tyre.

Anxhela do të prezantojë Shqipërinë, kurse këngëtari shqiptar, Gjon, do të performojë për Zvicrën.

Që të dy në rrjete sociale kanë ndarë postime nga hyrja në kompeticionin muzikor, duke marrë vëmendje me paraqitjen.

Anxhela zgjodhi që të vishet me një fustan të kuq, të cilin e kishte punuar kreatori i njohur, Valdrin Sahiti.

Në përshkrimin e imazhit artistja kishte shprehur kënaqësinë të vishet me një fustan të tillë, pasi ndihet si një ‘mbretëreshë’.

Theksojmë se në ditën e shtatë të provave, Peristeri mori vëmendje të madhe me interpretimin e këngës “Karma”.