Kosova

Anulohet një fluturim në aeroportin ‘Adem Jashari’, shkak mjegulla

Mjegulla ka bërë që disa fluturime në aeroportin ndërkmbëtar “Adem Jashari” të aterojnë në Shkup e Tiranë.

Madje, fluturimi i paraparë i kompanisë “Turkish Airlines” në ora 19:35 është anuluar plotësisht.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Bujar Gashi, zyrtar për informim në aeroport.

Gashi ka thënë se deri më sot nuk ka pasur vonesa të tilla.

“Po për shkak të mjegullës së dendur kemi pasur disa vonesa në aeroport. Dy aeroplan janë detyruar që të aterojnë në Shkup dhe Tiranë për shkak të mjegullës së madhe. Ndërsa një fluturim që është paraparë në ora 19:35 i “Turkish Airlines” është anuluar.

Deri sot nuk kemi pas këso probleme.”, ka thënë ai.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483