Bota

Anulohet mesha e Krishtlindjeve në Notre-Dame – për herë të parë në dy shekuj

Katedralja e Notre-Damet në Paris nuk do të mbajë meshën e Krishtlindjeve për herë të parë në më shumë se 200 vjet, teksa punët për riparimin e saj po vazhdojnë që nga zjarri që e përshkoi në muajin prill.

Mesha e mesnatës megjithatë do të mbahet në natën e Krishtlindjeve, thanë zyrtarët, por ajo do të ndodhë në kishën e afërt Saint-Germain l’Auxerrois, raporton BBC.

Katedralja gotike 850-vjeçare, pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, humbi pjesë të rëndësishme gjatë zjarrit, transmeton Koha.net.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se rindërtimi i saj do të bëhet për 5 vjet.

Ndërtesa ikonë franceze ka kremtuar Meshën e Krishtlindjeve përgjatë dy shekujve të historisë shpesh të trazuar, e cila ishte mbyllur vetëm gjatë revolucionit francez kur forcat anti-katolike e kthyen atë përkohësisht në një “tempull të arsyes”.

Famullitari i katedrales, Patrick Chauvet, i ka thënë “Associated Press” se shërbesa e këtij viti në Saint-Germain l’Auxerrois do të përfshijë një platformë të drunjtë liturgjike që është bërë për t’i ngjarë asaj të katedrales.

Shkaktari i zjarrit që shkatërroi pjesë të rëndësishme të katedrales mbetet ende i panjohur, por hetuesit po e hetojnë mundësinë e neglizhencës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.