Kosova

Anulohet fluturimi Prishtinë-Stamboll pas incidentit në aeroportin “Sabiha Gokçen”

Fluturimi PC342 i kompanisë “Pegasus Airlines”, i planifikuar për sonte në ora 21:50 nga Prishtina për në Aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit, është anuluar.

Në ueb-faqen e Aeroportit “Adem Jashari”, tek orari i nisjeve, fluturimet tjera janë aktive, përpos fluturimit PC342 i “Pegasusit” i cili paraqitet “i anuluar”.

Ndonëse nuk janë dhënë arsyet e këtij anulimi nga Aeroporti, kompania “Pegasus”, në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka njoftuar se të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti “Sabiha Gokçen” në Stamboll, aktualisht janë suspenduar si pasojë e mbylljes së përkohshme të pistës.

Shkak për mbylljen e pistës është incidenti i mëhershëm që ndodhi me aeroplanin e kompanisë turke për fluturime me çmime të lira, “Pegasus Airlines”, ku si pasojë e kushteve jo të mira në pistë, aeroplani u nda në tri pjesë duke bërë që 120 udhëtarë të pësojnë lëndime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.