Kombëtare

Anton Quni zgjidhet Kryetar i LDK-së në Prizren

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren nga sot është me kryetar të ri.

Për një mandat katër vjeçar këtë degë e kishte udhëhequr Haxhi Avdyli, i cili kishte bërë përpjekje për reformimin e degës edhe përkundër përçarjes së vazhdueshme.

Ditë më parë vet Avdyli kishte hequr dorë nga rikandidimi, duke i dhënë hapësirë një procesi të ri reformues. Si rrjedhojë, Anton Quni dhe Driton Selmanaj ishin dy kandidatët e vetëm zyrtarë për të parin e degës. Nga 99 delegatë të pranishëm, 54 prej tyre kanë votuar për Qunin, ndërsa 45 prej tyre për Selmanajn.

Mbetet të shihet se si do të reflektojë zgjedhja e Qunit në zhvillimet brenda këtij subjekti politik, e cila që nga viti 2009 ka shënuar një rënie në vota.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.