KULTURË

Anton Nikë Berisha, fitues i orës së madhe letrare “Muza e Agimit”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Agimit”, sot është mbajtur ora e madhe letrare “Muza e Agimit” që i kushtohet heroit Agim Ramadani.

Në të morën pjesë shkrimtarëve nga të gjithë trojet shqiptare nga Gjilani, Zhegra, Prishtina, Tirana, Vitia, Presheva, Tetova, Shkodra, Bujanoci, Presheva, Ferizaj, Kamenica etj, njofton kumtesa.

Në mes tri poezive, që u dalluan, kësaj herë, juria e përbërë nga Agron Tufa, shkrimtar nga Tirana, Sarë Gjergjin nga Vitia dhe Selvete Abdullahu nga Zhegra, poezinë më të dalluar të kësaj orë letrare e zgjodhën atë të Anton Nikë Berishës.

Sabit Rrustemi që edhe bëri hapjen e orës letrare, ka thënë se pjesëmarrja e shumë shkrimtarëve nga të gjitha trojet shqiptare, këtë ditë e bënë të veçantë sepse i kushtohet një heroi të veçantë të Kosovës, që ishte pos një luftarak i shkathtë edhe një artist që artin e kishte në shpirt.