Kuriozitet

Antitrupa nga organizmi i lamave mund të jenë kura ndaj koronavirusit, tregon studimi

Antitrupa nga një kafshë e veçantë mund të ndihmojnë në zhvillimin e një trajtimi kundër koronavirusit, sugjeron një studim i ri.

Kërkuesit gjetën dy kopje të një proteine imuniteti të prodhuar nga lamat, e cila mund të krijojë një antitrup që lidhet ngushtë me një virus.

Kjo pjesë e virusit është ajo që e ndihmon atë të shumohet dhe shpërndahet në trupin e njeriut.

Skuadra e universitetit të Austin, Texas, thotë se kjo mund të çojë në gjetjen e një vaksine ose trajtimi ndaj dikujt që sapo është infektuar. Në këtë mënyrë shumimi i mëtejshëm i virusit ndalohet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.