SPORT

Anthony Joshua përjashton përleshjen kundër Mike Tyson, ka frikë se tifozët do ta vërshëllejnë nëse e rrah amerikanin

Mike Tyson është emri që Anthony Joshua nuk mund t’i shpëtojë kur bëhet fjalë për një meç mes tyre.

Megjithatë këtë herë, nuk është vetëm tema e nxehtë e një lufte unifikimi mes Joshuas dhe Tyson Fury.

Tani, Joshua iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me luftimin e një njeriu, boksin e të cilit e ka admiruar tërë jetën e tij.

Bëhet fjalë për legjendën Mike Tyson, i cili ka shokuar botën e sportit ditëve të fundit duke dhënë premtime për një rikthim në ring.

Por, kur e pyetni boksierin më të mirë aktualisht në botë nëse ai do të luftonte me ‘Iron Mike’, Joshua jep thjesht respekt për legjendën e boksit.

I pyetur nëse do të hynte në ring me 53-vjeçarin, ai buzëqeshi dhe tha se nuk do ta bënte, pasi të gjithë do të ishin kundër tij.

“Me gjithë respektin nuk do ta bëja”, ka thënë fillimisht Joshua për The Sun.

“Edhe sikur ta luftoja Iron Mike dhe ta rrahja, mendoj se do të isha i vetmi që do të brohoriste. Njerëzit do të vërshëllenin. Ai është një legjendë. Ai është boksieri më i madh i epokës moderne”.

“Ka vetëm dy kampionë të njohur që bota i njeh, Ali dhe Mike Tyson – fytyrat më të njohura në botë kur bëhet fjalë për boksin”, përfundoi boksieri anglez.