SPORT

Ante Rebic gati ta nënshkruajë një kontratë të gjatë me gjigantin italian

Ai iu bashkua në fillim të edicionit Milanit nga skuadra gjermane Eintracht Frankfurt.

Milan dhe Frankfurt shkëmbyen lojtarët, pasi Andre Silva kaloi te klubi gjerman në një huazim dy vjeçar ndërsa Rebic iu bashkua Rossonerëve gjithashtu për një huazim dy vjeçar.

Sulmuesi kroat nuk e nisi mirë aventurën te Milani, pasi nuk shënonte dhe pak luante.

Por me ardhjen e Piolit në krye të skuadrës, Rebic është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin.

26-vjeçari ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Piolit madje ka shënuar edhe pesë gola.

Shefi ekzekutiv i Milanit, Zvonimir Boban ka filluar tani bisedimet me Frankfurtin pasi dëshiron transferimin e përhershëm të bashkëkombësit të tij.

Milani është gati të ofroj 25 milionë euro për transferimin e përhershëm të kroatit në San Siro. /Telegrafi/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483