KULTURË

Ansambli “Shota” dekorohet me medaljen Gjergj-Kastrioti Skënderbeu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka nderuar me medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Gjatë ditës së djeshme, me rastin e 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Ansambli “Shota” dha performancë të shkëlqyeshme në sheshin “Nëna Terezë”.

Viti 2018 është shpallur si “Vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”. Për nderë të 550 vjetorit të vdekjes së heroit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka sjellë premierën e re “Kumt”.