Bota

Një muaj paraburgim për Navalnyn

Autoritetet ruse kanë shqiptuar masën e paraburgimi deri më 15 shkurt për kritikun e Kremlinit, Aleksei Navalny, bëri të ditur një zëdhënëse e tij.

Navalny doli të martën para një gjykate në Khimki, në periferi të Moskës, nën akuza që kanë lidhje me një dënim të mëhershëm më 2014, për përvetësim fondesh.

Pas shqiptimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, Navalny u bëri thirrje rusëve që të protestojnë.

“Mos u frikësoni, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, dilni për ju dhe të ardhmen tuaj”, tha Navalny në një video të postuar në YouTube.

Ai u ndalua nga autoritetet ruse në një aeroport të Moskës më 17 janar, pasi pasi erdhi nga Gjermania, ku u trajtua për helmim.