SHËNDETËSIA

Ankesa rreth zgjedhjes së drejtorit të Klinikës Gjinekologjike –Obstetrike

Kërkohet anulimi i konkursit për përzgjedhjen e drejtorit të Klinikës Gjinekologjike –Obstetrike, pasi Komisioni për përzgjedhjen e tyre, ka shkelur statutin e SHSKUK-së, duke ftuar në intervistë me shkrim persona që nuk i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.

Në testin me shkrim ka dalë i pari gjinekologu Jakup Ismajli, duke lënë prapa Fehmi Ahmetin, i cili është doktor shkence, dhe Myrvete Paçaradën, e cila është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë.

Ish-drejtoresha e kësaj Klinike, Myrvete Paçarada, ka deponuar ankesën e saj ku ka propozuar anulimin e konkursit ose diskualifikimin nga intervista me gojë për kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret.

Sipas saj, Komisioni ka shkelur edhe Udhëzimin administrativ për procedurat e konkurseve në sektorin publik. Por, sipas drejtorit të SHSKUK-së, nuk është shkelur statuti pasi ende nuk është përzgjedhur kandidati për drejtor të Klinikës Gjinekologjike. Ai ka thënë se statuti nuk e parandalon kandidimin e njerëzve të pakualifikuar për pozitat drejtuese të Klinikave. Por, statuti i SHSKUK-së, është i prerë në këtë aspekt. Neni 18 e përcakton se krahas kualifikimit specialistik, drejtorët e Klinikave duhet të kenë thirrje akademike të profesorit, ose në mungesë të tyre, të kenë titullin e doktorit të shkencave . Si përparësi merren publikimet e librave universitarë nga lëmi përkatës profesional ose punime shkencore ose profesionale të publikuara në revista profesionale.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.