Bota

Anija ushtarake spitalore ‘Comfort’ niset për në Nju Jork

Anija spitalore ‘USNS Comfort’ u nis nga Norfloku i Virxhinias të shtunën drejt New Jorkut për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti Donald Trump shkoi në Norfolk të shunën me këtë rast.

Ai kishte shqyrtuar mundësinë e vënies në karantinë për dy javë të shteteve Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektikat, por u tërhoq nga kjo lëvizje, duke i bërë thirrje Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që të lëshojë një ‘udhëzim të rreptë për udhëtimet’ në zonën që përfshin këto shtete.

Emri i anijes përcakton misionin e saj. Anija spitalore e marinës ‘Comfort’, që zakonisht dislokohet në mbarë botën për ndihmë mjekësore, tani po lundron drejt Nju Jorkut për të ndihmuar amerikanët.

 ‘Kjo anije e madhe pas meje është një mesazh shprese dhe solidariteti për njerëzit e pabesueshpm të Nju Jorkut, një vend që e njoh mirë dhe e dua’, tha Presidenti Trump në Norfol të Virxhinias.

Në një kohë kur miliona amerikanë qëndrojnë të izoluar në shtëpi, Presidenti Trump dhe sekretari i mbrojtjes shkuan në Norfolk të Virxhinas për të përcjellë në udhëtim 1,200 pjestarë të sherbimit në bordin e anijes.

‘Ushtria amerikane po jep kontributin e saj në këtë emergjencë kombëtare’, tha Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

Anija spitalore do të akorohet në portin e Nju Jorkut të hënën dhe të martën do të fillojë trajtimin e pacientëve që nuk janë të infektuar, për të liruar krevate në spitale për individët e prekur me COVID-19.

‘Askush nuk punon më mirë kur jetët janë në rrezk se sa pjestarët e kësaj anije spitalore’, tha Presidenti Trump.

Anija gjigande, një anije çisternë nafte e konvertuar, ka 12 dhoma dhe 1 mijë krevare si dhe një vend për uljen e helikopterit dhe një farmaci të plotë.

Anija tjetër spitalore ‘USNS Mercy’ arriti në portin Los Anxheles të premten për të ndihmuar spitalet në Kaliforni.

Këtë javë, guvernatorëve të vendit iu dha autoriteti për të aktivizuar Gardën Kombëtare dhe Rezervën e Gatshme për të luftuar virusin. Kompanitë amerikane po i konvertojnë fabrikat për të prodhuar pajisje të nevojshme mjekësore.

Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave, FEMA, ka dërguar afro 12 milion respitatorë, 26 milion maska kirurgjikale dhe mbi 5 milionë mburoja të fytyrës. Presidenti Trump e ka urdhëruar firmën General Motors që të prodhojë ventilatorë që janë shumë të nevojshëm.

‘Është një pajisje e komplikuar dhe shumë e kushtueshme. Ndoshta më shumë se një makinë.’

Presidenti tha se gjatë tre muajve në vazhdim, Shtetet e Bashkuara do të prodhojnë ose blejnë tre herë më shumë ventilatorë se sa gjatë një viti të zakonshme. Dhjetëra mijëra të tjerë ventilarorë të nevojshme për të trajtuar pacientët e prekur me koronavirus. /VOA