KULTURË

Anibar përmbyll me sukses edicionin e 10, këta janë fituesit

Mbylljet me suksesshëm edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar – Anibar, që u mbajt nga 15 deri më 21 korrik 2019 të këtij viti në Pejë.

Në këtë edicion jubilar,  Anibar u bë nikoqir i mijëra mysafirëve nga mbarë bota dhe nga vendi, shfaqi 300 filma të animuar në pesë kinematë: Jusuf Gërvalla, Kinemaja për fëmijë e të ri në teatrin “Istref Begolli”, Kinemanë “Urban”, te Liqeni dhe te Kubat; po ashtu shfaqi 15 programe speciale, dy prezantime speciale nga regjisorët e serialit ‘Rick dhe Morty”, mbajti 5 punëtori për fëmijë dhe të rinj, si dhe dy masterklasa për studentë të artit dhe gazetarisë dhe katër panele diskutimi për rolin e artit në avancimin e të drejtave të njeriut dhe aktivizimit.

Anibar, po ashtu shfaqi filmat që ishin në garë për filmin të mirë të animuar të metrazhit të gjatë, ndërkombëtarë, nga Ballkani, filmin më të mirë të animuar me muzikë, dhe filmin më të mirë të animuar nga studentët.

Fituesit janë si në vijim:

  1. Në kategorinë e filmit më të mirë të animuar ndërkombëtarë fitues është:

Filmi “And then the bear” nga Agnès Patron

Falendërim special për: Filmin “I’m going out for cigarettes”, nga Osman CERFON dhe “Egg”, nga Martina Scarpelli

  • Garën për kategorinë e studentëve e fitoi:

Filmi: “Applesauce” nga Alexander Gratzer

Falënderime speciale për “Hide N Seek” nga Barbora Halířová

  • Nga kategoria e Filmit më të mirë të metrazhit të gjatë fitoi:

Filmi:” The Tower”, nga Mats Grorud

  • Nga gara për filmin më të mirë të Ballkanit:

Filmi: “Imbued Life”, nga Thomas Johnson and Ivana Bosnjak

Falënderime Speciale për “N’korniz” nga Gezim Ramizi 

  • Filmi muzikor i animuar më i mirë shpallet: “SIAMÉS – MR. FEAR”, nga Pablo Rafael Roldán, Ezequiel Torres
  • Çmimi i Publikut iu dha: “Toomas Beneath the Valley of the Wild Wolves” nga Chintis Lundgren

Juria kryesore e festivalit që përzgjodhi fituesit në katër kategori ishte në përbërje të: Koji Yamamura, Agotta Vegso, Annette Schinlder, Jeremiah Dickey, Lise Fearnley. Ndërsa filmin më të mire të studentëve e ka vlerësuar juria në përbërje të: Hana Arapit, Jon Mithi, Lum Radoniqi, Qëndrim Spahija, Rigon Kurteshi.

Anibar falënderon të gjithë pjesëmarrësit në të gjitha kategoritë, mysafirët që e nderuan edicionin jubilar të festivalit, të gjithë vullnetarët e vyeshëm, mediat dhe partnerëve për mbështetjen e vazhdueshme për dekadën e parë të Anibar. /Kosova.info/