Bota

Anglia edhe katër javë të tjera me masa të njëjta ndaj koronavirusit

Ministrat kanë nënshkruar një vendim për të shtyrë heqjen e të gjitha kufizimeve ndaj koronavirusit në Angli pas 21 qershorit.

Burime nga qeveria atje i kanë thënë BBC se kufizimet aktuale do të vazhdojnë edhe për katër javë të tjera pas kësaj date.

Kjo do të thotë që klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura dhe njerëzit do të inkurajohen të punojnë akoma nga shtëpia nëse është e mundur.

Kryeministri Boris Johnson pritet të konfirmojë vendimin për shtyrjen e heqjes së masave gjatë ditës në një konferencë për media.

Zgjatja  e bllokimit do të vendoset në votim nga dhoma e përfaqësuesve këtë muaj dhe mund të shkaktojë një rebelim të konsiderueshëm të Konservatorëve, raporton bbc.com

Faza e katërt e udhërrëfyesit të qeverisë për lirimin e masave do të hiqte të gjithë ndalesat ligjore për kontaktet shoqërore. Mirëpo shumë shkencëtarë kanë bërë thirrje që rihapja të shtyhet, në mënyrë që më shumë njerëz të vaksinohen dhe të marrin dozat e dyta, në mes të situatës me rritje të rasteve me variantin Delta.

Infeksionet në rritje në Mbretërinë e Bashkuar po nxiten nga varianti Delta, i identifikuar së pari në Indi, i cili tani përbën 90% të infeksioneve, raporton BBC, transmeton Klakosova.tv

Të dielën, Anglia regjistroi 7,490 raste të reja me COVID-19 dhe tetë vdekje, transmeton Klankosova.tv