Kosova

Anglia, bileta e fundit e çerekfinaleve – Kolumbia bie te penalltitë

Anglia ka siguruar biletën e fundit të çerekfinaleve pas një ndeshje dramatike ndaj Kolumbisë.
Anglezët ishin shumë pranë kualifikimit që në kohën e rregullt, pasi ishin në avantazh 1-0 deri në minutën e 93 kur Kolumbia barazoi rezultatin me mbrojtësin Mina.

Takimi shkoi në shtesë, por 30 minutat nuk prodhuan më asnjë gol dhe u desh goditja e 11-metërshave për të caktuar çerekfinalisten.

Skuadra angleze u tregua më e saktë duke siguruar biletën e fundit të çerekfinaleve dhe tashmë do të ndeshet me Suedinë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.