Bota

Angli/ Ky është numri i viktimave nga COVID -19

Autoritetet shëndetësore në Angli kanë njoftuar se në spitalet e këtij shteti janë regjistruar edhe 39 viktima të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në shtetin më të madh të Mbretërisë Së Bashkuar shkoi në 28,872, sipas shifrave zyrtare të qeverisë.

Viktimat e regjistruara në 24 orët e kaluara ishin të moshës nga 45 deri në 99-vjeçare dhe të gjithë kishin probleme të tjera shëndetësore, shkruan “Daily Mail”, transmeton Kosova.info.

Shifra e re erdhi në ditën kur mijëra kafene dhe restorante në mbarë vendin u rihapën për herë të parë që nga futja në izolim më 23 mars.

Britania e Madhe është shteti me numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit në Evropë dhe një ndër vendet më të prekura në botë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483