Kosova

Angjelkoviq: Ndarja e Kosovës, zgjidhje e vetme

Analisti politik, Dragomir Angjelkoviq, deklaroi se udhëzimet e liderëve evropianë në Samitin e Sofjes ishin kryesisht të pritura, se ishin përsëritje e asaj që çështja e Kosovës duhet zgjidhur, të zgjidhen konfliktet kufitare, si dhe për çështjen e korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

“Këto janë tema të përgjithshme. Në sundimin e ligjit është insistuar edhe para 20 vjetësh, me rastin e hyrjes në BE të Rumanisë e Bullgarisë.. Ky është argument edhe në ditët e sotme, por as Bullgaria e as Rumania nuk kanë ndryshuar shumë në luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Angjelkoviq, njoftojnë mediet serbe.

Ai, ndër të tjera, deklaroi se për BE-në është problem, nëse disa shtete, ndonëse janë anëtare të saj, nuk kanë arritur rezultate të kënaqshme kundër korrupsionit.

Tutje, analisti Angjelkoviq, lidhur për Kosovën deklaroi se “Kosova si çështje që ne po merremi aq gjatë e që po përballemi gjithnjë, as në Sofje nuk kemi dëgjuar diçka të re”.

“Për Kosovën nuk kanë sjellë asnjë propozim, as orientim se si duhet arritur deri te zgjidhja e saj”, vlerësoi Nagjelkoviq, transmeton RTK.

Tutje, ai shtoi se ”derisa Spanja dhe disa shtete tjera anëtare të BE-së nuk njohin pavarësinë e Kosovës, nuk do të ketë qëndrim të përbashkët të BE-së për Kosovën”.

”Për Beogradin zyrtar nuk do të ishte asnjë zgjidhje e pranueshme pa ndonjë kompromis e ai kompromis , siç e lexoj unë si një ndarje…Pa kufi të ri, Serbia nuk mund ta njohë anëtarësimin e Kosovës në OKB, bile as njohjen formale”, deklaroi Angjelkoviq.

Duke komentuar nazionalizmin e shovenizmin, Angjelkoviq theksoi se ”nuk sheh problem te nacionalizmi por te shovenizmi”. Sipas tij ”nacionalizmi është dashuria ndaj atdheut, ndërsa shovenizmi nënkupton urrjetje ndaj tjetrit dhe kjo është e pranishme kudo në Ballkan dhe jashtë saj”.

”Për këtë arsye në BE, kur të flitet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duhet menduar se a mund të bëjë diçka që do të ulte frustrimin e popujve”, shtoi analisti, Angjelkoviq.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483