Show Biz

Angelina Jolie vazhdon ta dashurojë Brad Pitt

Yjet e Hollywood Brad Pitt dhe Angelina Jolie u ndanë dy vite më parë dhe ndodhen në një betejë ligjore për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Por duket se dashuria e tyre nuk është shteruar.

Sipas burimeve Angelia Jolie ende e dashuron Brad, pavarësisht kërkesës së saj të vazhdueshme ndaj gjyqtarit për ti dhënë fund martesës.

Çifti është në mes të një beteje mbi kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre pas ndarjes në vitin 2016.

Një gjyqtar i ka kërkuar aktores se duhet ta lejojë ish-bashkëshortin që të takojë më shumë fëmijët e tyre.

Por një mik i Brad është shprehur se një pjesë e problemit është se Angelina është ende e dashuruar me të.

“Çështja është se ajo interesohet për të. Ka shumë emocione dhe histori. Ka ndjenja shumë të forta,”-tha burimi. “Kur Brad tha se ishte gati të firmoste, Angelina nuk dëshiroi që ti jepte fund dhe nxori pretekstin se aktori nuk jepte para për fëmijët  për të mos firmosur dokumentet.”

Burimi shprehet se deri diku ajo nuk dëshiron që të heqë dorë nga Brad.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483