SHËNDETËSIA

Angazhimi i ekspertit të njëjtë nga dy kompani çon në OSHP tenderin e QKUK-së

Dy kompani janë shpallur si të përgjegjshme për tenderin për “Vlerësim të riskut në vendin e punës për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”. Që të dyja, si ekspert të fizikës për realizim të këtij vlerësimi kanë prezantuar si të angazhuar të njëjtin person.

Kompania “B&M”, është rekomanduar për kontratë nga QKUK-ja, pasi që oferta për tenderin, vlera e paraparë e të cilit ka qenë 79 mijë e 850 euro, ka qenë 43 mijë euro ose 16 mijë euro më e lirë sesa e konsorciumit të kompanive “NMA”, “Kolegji Evropiani Kosovës” dhe “ZONNUM”, që gjithashtu ishte shpallur i përgjegjshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, konsorciumi në fjalë, pas refuzimit që QKUK-ja i kishte bërë kërkesës për rishqyrtim të këtij tenderi lëndën e ka dërguar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas ankesës së tyre, me rastin e rekomandimit për kontratë për kompaninë “B&M”, QKUK-ja ka shkelur Ligjin e Prokurimit. Sipas tyre, kompania në fjalë ka mashtruar, meqë për ekspert të fizikës ka paraqitur punëtorin e tyre të rregullt.

Pas dërgimit të lëndës në OShP, ku ajo është në proces të shqyrtimit, QKUK-ja ka marrë vendim për pezullim të njoftimit për dhënie të kontratës, për siç thuhet, “deri në një njoftim përfundimtar nga ana e OShP-së”…