Kosova

Anëtari i VV’së: Dardan Molliqaj po vuan për vëmendje prandaj po merret me VV’në

Anëtari  i VV-së Donik Sallova ka reaguar pas konfrontimin fizik mes zyrtarit të VV-së Haki Abazi dhe ish-deputetit të PSD Dardan Molliqaj

Sallova thotë se Dardan Molliqaj është bërë dikushi në jetën politike vetëm duke qenë pjesë e Vetëvendosjes.

“Dardan M. e ka kuptuar se ishte bërë dikushi në jetën politike e publike vetëm duke qenë në Vetëvendosje”.

Sallova thekson se tashmë i ka ikur vëmendja dhe merret me VV-në që njerëzit të kujtohen se ai ekziston politikisht .

“Kur iku nga VV u bë askush, tash me çdo kusht do të merret vetëm me VV-në me shpresë që njerëzit do ta kujtojnë se dikur ka ekzistuar politikisht”.

“Dardan M. e ka kuptuar se ishte bërë dikushi në jetën politike e publike vetëm duke qenë në Vetëvendosje. Kur iku nga VV u bë askushi, tash me çdo kusht do të merret vetëm me VV-në me shpresë që njerzit do ta kujtojnë se dikurë ka ekzistuar politikisht. Pikë të dobët i ka përfaqësuesit e rinj të VV-së, sepse nuk mund ta pranojë dot faktin se lëre që nuk e përçau dot Lëvizjen sipas porosisë, por ajo mbeti e fortë e unike, u rrit e u shumëfishua edhe më tepër pas ikjes së tij. Ndoshta halli i Dardanit është se duhet t’u japë llogari porositësve për porosinë e pambaruar dhe misionin e dështuar… Ndoshta prandaj po çartet!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.