Kosova

Anëtari i KQZ, Stevan Veselinoviq: Skenar që dërgon në komprometim të votave

Stevan Veselinoviq, anëtar i KQZ-se nga Lista Srpska për portalin Kosova.info deklaroi se, policia ka bllokuar ndërtesën e ministrisë së infrastrukturës në hapësirën e të cilës po numërohen votat që kanë arritur përmes postes nga Serbia me pretekst se ka kërcënim për helmim nga ato vota.

“Kuvertat janë tani totalisht jo të mbrojtura dhe mund të ju nënshtrohen manipulimeve, kështu qw i tërë procesi është komprometuar. E gjithë kjo po ndodh nën skenarin e KQZ dhe Policisë së Kosovës. Mua si anëtar i KQZ më është pamundësuar që të ofrohem në rrethin e gjerë të ndërtesës”, ka pohuar Stevan Veselinoviq, anëtar i KQZ-së nga Lista Serbe. /Kosova.info/