Kosova

Anëtari i AAK’së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Jahir Morina-Gipa, ka kërkuar rinumërim të votave në komunën e Rahovecit dhe në gjithë Kosovën.

Ai ka thënë se rinumërimi i votave është i domosdoshëm meqë ka mospërputhje të votave në formularët zyrtarë të KQZ-së dhe në fletët llogaritëse.

Postimi i  plotë i Morinës:

Duhet të ketë rinumërim në Rahovec dhe në gjithë Kosovën. Dikush duhet të shkojë në gjykatë e të merr dënim për keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve të Rahovecit me rrethin.

Në postimin e kolegut tim ku ai argumenton vjedhjen e votës së tij shihet qartë vjedhja e votës time po ashtu në këtë qytet.

Qendrat e votimit janë keqpërdorë nga keqbërësit dhe mashtrues që njollosen votën e lirë.

Të njolloset një proces kaq i rregullt zgjedhor nga qytetarët për mua dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës është vepër penale dhe kërkon ndëshkim dhe dënim meritor me ligj

Në fletën llogaritëse janë disa vota

Në formularin zyrtar janë 0 vota