Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Andrea Stefani mund të jetë helmuar

ME RASTIN E 7-VJETORIT TE VDEKJES SE GAZETARIT, ANALISTIT DHE AKTIVISTIT TE SHQUAR TE TE DREJTAVE TE NJERIUT ANDREA STEFANI

Shkruan Arben LAGRETA*

Si dje 7 vjet më parë, më 3 dhjetor 2016 ndërroi jetë gazetari dhe analisti i njohur Andrea Stefani pas një sëmundje të rëndë që iu shfaq befas në javët e tij të fundit..

Andrea Stefani i përket asaj race në zhdukje të gazetarisë profesioniste shqiptare që nuk i vjen më një vendi si Shqipëria liria e shtypit dhe e shprehjes së të cilës ka shënuar një rrëshqitje në humnerë sidomos në vitet e fundit duke e radhitur të fundit në rajon dhe të krahasueshme me vendet e Afrikës së Zezë. Kjo edhe për shkak të mungesës së idealistëve shumë të pakët të këtij gazetarisë shqiptare si Andrea.

Andrean e njihja personalisht që prej 25-vjetësh, e pikërisht që nga viti i trazuar 1998 kur në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë kërcisnin ende kallashnikovët që nga hapja e depove të armatimit të ushtrisë më 1997. Ne ato kohë e në vijim Andrea vinte shpesh në rrethet kryesore të Shqipërisë si lektor i IREX dhe i Institutit Shqiptar të Medias së bashku me emra të njohur të gazetarisë shqiptare si Fatos Lubonja, Fatos Baxhaku etj. për të trajnuar gazetarët e rinj me suportin e projekteve të IREX që ai e drejtoi me profesionalizëm derisa kjo përfaqësi me seli në kryeqytet u mbyll para një dekade.

Në Shkodër këto trajnime ai preferonte që t’i bënte kryesisht te Vila Palma.

Në vitin 2009 së bashku me 7 gazetarë të tjerë nga i gjithë vendi pata fatin që të seleksionohesha prej tij si Drejtor Ekzekutiv i IREX në një trinim të thelluar dhe intensiv te gazetarisë investigative me lektorë europianë dhe amerikanë që u pat zhvilluar për 4 ditë në Institutin Shqiptar të Medias. Për mua ky ka qenë trainimi më cilësor që kam bërë në gazetarinë investigative në krahasim me të gjithë të tjerët të organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias, OSBE, USAID, REC etj. Kjo sepse Drejtor Ekzekutiv i IREX ishte Andrea, i cili nuk seleksiononte askënd me mik apo me pazare të ulëta siç ka ndodhur dhe ndodh akoma më shumë e rëndom në gazetarinë tashmë të varur e pse jo, qesharake shqiptare.

Ai ishte një gazetar profesionist i angazhuar qysh në fillim të viteve ’90 edhe me radiostacionet më të fuqishëm ndërkombëtare si korrespondent i Shqipërisë në Tiranë e jo si anal-istët injorantë, militantët dhe bythëlëpirësit e sotëm të cilët i gjen me shumicë kudo që të na japin mend për të gjitha fushat e shkencës, jetës dhe politikës, si gjithologë nëpër studiot e televizioneve kryesore tashmë të degraduar duke llapur gjithfarë gomarllëqesh që nuk i ngre kandari përballë një audience, në pjesën dërrmuese të saj, të lodhur për mbijetesë.

Si idealist i lindur Andrea Stefani ishte një opozitar i përjetshëm që nuk bëri kurrë kompromise në këmbim të favoreve ashtu siç kanë bërë shumica e gjeneratës së tij ne median tashmë të kapur shqiptare. Ai ishte një kundërshtar i vendosur i të gjitha regjimeve të korruptuara dhe autokratike të instaluar që prej një çerek shekulli në Shqipëri deri në ditën që ndërroi jetë, jo vetëm si gazetar dhe analist por edhe si aktivist i njohur i të drejtave të njeriut.

Ai udhëhoqi me kurajë dhe guxim shumë protesta të organizatave të gazetarëve në vend, në veçanti ato të Unionit të Gazetarëve Shqiptare dhe të shoqërisë civile duke dhënë shembullin e tij personal në krye të protestuesve dhe duke u përballur dhe përleshur me policinë.

Si një qëndrestar i papajtueshëm me padrejtësitë është e natyrshme që ai preku shume interesa, i shkeli në kallo shumë oligarkëve të lidhur me krimin dhe pushtetet e radhës. Detyrimisht që ai bëri shumë armiq, të dukshëm dhe të padukshëm. Këta të fundit janë shumë më të rrezikshëm në veprimtarinë e tyre në një vend të korruptuar dhe mafioz si Shqipëria për faktin se veprojnë si minj nën rrogoz nën mbrojtjen ose të paktën indiferencën e shtetit që e ka për detyrë që të mbrojë shtetasit e vet e për më shumë gazetarët..

Duke qenë se një pjesë të drekave dhe darkave Andrea i konsumonte jashtë shtëpisë së pasojë e jetës aktive që bënte, vdekja e tij e papritur dhe e parakohshme, ndonëse u dërgua menjëherë për kurim jashtë shteti, lë vend për dyshime të arsyeshme për ndonjë helmim me veprim të ngadaltë edhe për faktin se ai nuk kishte vuajtur më parë nga asnjë sëmundje serioze. Unë personalisht e kam pasur aq miqësi me të sa të më hapej për ndonjë sëmundje kronike nëse ai do ta kishte sepse sëmundjet janë për njerëzit dhe nuk përbën sekret një gjë e tillë në mes miqsh. Por në asnjë nga ndejat tona për kafe kryesisht pranë Institutit të Medias (IM) në Tiranë (Zyra e IREX që drejtoi për më se 15 vjet ishte shumë pranë IM) ashtu edhe në ardhjet e tij në Shkodër Andrea as që më ka folur dhe as që është ankuar ndonjëherë për shëndetin. Kurdoherë që e takoja ai ishte plot energji pozitive dhe aktiv, deri në atë pikë sa mbante me vete një tablet për të shkruar, siç thoshte edhe vetë “ndonjë vëzhgim apo opinion të momentit të cilin mund edhe ta harroj nëse nuk ulem dhe e shkruaj.”

Vetëm në daljen e tij të fundit në “Opinion” Andrea dallohej edhe me sy të lirë se ishte dobësuar por megjithatë me të njëjtin temperament dhe logjikë të mprehtë kur diskutonte së bashku me të ftuarit e tjerë në studio.

I them këto jo për të përhapur teori konspirative por i bazuar në vëzhgimet e mia të drejtpërdrejta me të si dhe me ndonjë burim tjetër informacioni të cilin nuk mund ta vërtetoj. Dhe kjo nuk më bën fare përshtypje sepse kjo është Shqipëria ose vendi në të cilin liria e shtypit dhe e shprehjes së mendimit të lirë në vend që të përparojë ka pësuar një regres të tmerrshëm dhe të paparë sidomos në 15 vjetët e fundit, në vend që të ishte e kundërta.

I përjetshëm qofte kujtimi i tij!

SHKODER, 3 DHJETOR 2023

Autori është gazetar investigativ në Agjencinë Ndërkombëtare të Investigimit “Stop krimi” me seli në Tiranë.

Go to TOP