KULTURË

Andrea Bocelli ka tejkaluar koronavirusin

Tenori italian, Andrea Bocelli, ka thënë se është infektuar me koronavirus, mirëpo është shëruar plotësisht në muajin mars.

Pasi ka shkuar në spital për të dhënë gjak për një studim rreth sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus, ai ka shkruar në Facebook:

Pandemia, e cila ka shkundur botën më ka prekur edhe mua dhe disa pjesëtarë të familjes sime, ndonëse lehtë.

Për shkak të respektit ndaj atyre që kanë pasur pasoja serioze nga virusi, unë kam vendosur të mos e ndaj këtë lajm. Unë nuk kam dashur që pa nevojë të shqetësoj adhuruesit e mi dhe kam dëshiruar të ruaj pavarësinë e familjes sime.

Ne kemi qenë mjaftueshëm fatlumë që jemi shëruar në fund të muajit mars. Kur më është dhënë mundësia për të dhënë gjak për të ndihmuar në gjetjen e ilaçit për Covid, përgjigjja ime e menjëhershme ka qenë “po”

Një gjest modest por thelbësor, në të cilin unë po luaj një rol të vogël.

Italia ka qenë një prej vendeve të prekura më së keqi në Evropë nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ky shtet ka regjistruar mbi 200,000 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre mbi 32 kanë vdekur.