Ancelotti: Muajve të ardhshëm sqarohet situata e Modric, Kroos e Nacho

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka thënë se situata e Luka Modric, Toni Kroos dhe Jose Ignacio Fernández Iglesias i njohur si Nacho do të zgjidhet brenda muajve të ardhshëm.

Që të tre futbollistët janë mbi tridhjetë vjeç si dhe pjesë e skuadrës madrilene prej kohësh, gjë e cila sipas trajnerit italian paraqet vështirësi të menaxhimit të situatës.   

“Është në duart e Lukës se çfarë dëshiron të bëjë sezonin e ardhshëm dhe gjithçka mundemi është të presim vendimin e tij. Ai, Kroos dhe Nacho janë në të njëjtën situatë. Klubi do të ketë kohë për t’i zgjidhur të gjitha këto në muajt e ardhshëm. Menaxhimi i këtyre rasteve është shumë i ndërlikuar dhe unë e kuptoj plotësisht se çfarë mund të mendojë Modric kur nuk luan sepse e kam përjetuar si lojtar”, ka thënë ai. “Modric nuk duket si një lojtar tridhjete e nëntë vjeçar”.

Go to TOP