SPORT

Ancelotti konfirmon rikuperimin e Carvajal dhe Hazard

Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë për “Realmadrid.com” para El Clasicos me Barcelonën të dielën në “Camp Nou”.

Tekniku italian ka zbuluar se Dani Carvajal dhe Eden Hazard, do t’ia dalin që të jenë 100% gati për sfidën më të zjarrtë në planet, ani pse kësaj radhe s’do të jenë asnjëri prej atyre që e kanë bërë edhe më interesant, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Jemi shumë mirë dhe lojtarët janë të motivuar pas ndeshjes me Shakhtar. Mendoj se do të kthehen edhe Carvajal me Hazard. Kemi kohë për të përgatitur sa më mirë El Clasicon si në aspektin taktik ashtu edhe fizikisht. Lojtarët tashmë e dinë se çfarë do të thotë të luash në një El Clasico. Do të zbresim në fushë me qetësinë dhe besimin maksimal”, u shpreh Ancelotti.

Për të fituar një ndeshje sipas Ancelottit, ekipi fillimisht duhet të dijë të mbrojë, dhe kjo është çfarë po punon ditëve të fundit pas rezultateve negative javë më parë.

Ai foli edhe për kujtimin më të mirë që ka nga një El Clasico, pas dy sezoneve të para në stolin e Realit.

Ancelotti zgjodhi të flasë për finalen në Kupën e Mbretit.

“Është e lehtë. Vrapimi i bale në finale në vitin 2014. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sepse nuk ishte Cristiano Ronaldo për shkak të një dëmtimi. U mbrojtëm shumë mirë, por kjo nuk do të thotë që s’duhet të sulmosh, njëjtë siç duhet të mbrohesh kur nuk e ke topin”.

El Clasico e parë për sezonin 2021/22 do të zhvillohet të dielën nga ora 16:15. 

Shfaq më shumë
//dacmaiss.com/4/3473483