SPORT

Ancelotti: Hysaj është lojtar inteligjent, mund të luajë kudo në fushë

Tekniku i sapo ardhur te Napoli, Carlo Ancelotti ka drejtuar napolitanët në miqësoren e dytë. Njëjtë si ndeshjen e parë, Ancelotti nuk u kursye te titullarët dhe aktivizoi shumë emra të njohur. Strategu italian foli pas ndeshjes dhe u shpreh shumë i kënaqur me mënyrën sesi skuadra reagon në fushë, por i thuri elozhe edhe mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj.

“Është një grup i mirë, më pëlqen, më bën të punoj pa sforcime. Dhe kur është kështu, që keni argëtim dhe ide të tjera të mira, rezultatet pozitive mund të vijnë.

Napoli është një ekip që ka cilësi, nuk e zbulova me siguri sonte. Kjo ishte një ndeshje me indikacione të mira. Ekipi i bën gjërat e duhura me një frymë të mirë. Ndonjëherë ka një tendencë për t’i nënvlerësuar këto angazhime, por unë shoh se ky është një grup i shëndetshëm edhe në aspektin psikologjik”.

Ancelotti është duke u përpjekur për alternativa në role të ndryshme: “Allan mund të luajë si anësor i jashtëm, ashtu si Hysaj, që mund të luajë në të majtë. Të dy janë lojtarë të cilësisë dhe inteligjentë, që mund të përshtaten pa asnjë problem. Insigne mund të bëjë “9” fals, edhe pse me të vërtetë i pëlqen loja e tij midis linjave”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.