Analiza e trendit: Shqetësim i përhapur si pasojë e çështjeve të pazgjidhura

Prishtinë, 28.11.2022

Më 28 nëntor 2022, në Prishtinë, OJQ Aktiv prezantoi rezultatet e hulumtimit “Analiza e trendit 2022: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”, i cili paraqet trendet kryesore sociale, ekonomike dhe politike në shoqërinë në të cilën jetojnë serbët në Kosovë.

Sondazhi i këtij viti u krye në një atmosferë tensionesh të shtuara dhe një ndjenjë në rritje se situata e sigurisë po përkeqësohet ngadalë. Ngjarjet gjatë vitit të kaluar, duke filluar me zgjedhjet
parlamentare të shkurtit 2021, kanë kontribuar në një perceptim në rritje se situata politike ka shkuar në drejtimin e gabuar.

“Ka pasur një rënie të dukshme të numrit të atyre që vlerësojnë pozitivisht të ardhmen e tyre, gjë që tregon një ndjenjë të përhapur të pesimizmit kur bëhet fjalë për vlerësimet afatgjata të së ardhmes së komunitetit serb në Kosovë”, tregoi hulumtimi.

Nga ana tjetër, ajo që vihet re gjithashtu është distanca etnike e zvogluar, me një numër të shtuar të të anketuarve të cilët kanë thënë jo vetëm se kanë kontakte me komunitetin shumicë, por edhe se i konsiderojnë ato kontakte të natyrës neutrale ose pozitive.

Thelbi i rezultateve të këtij viti është shqetësimi i përhapur që është pasojë e çështjeve ende të pazgjidhura, siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe lloji i apatisë
që mbretëron kur bëhet fjalë për potencialin për të arritur një zgjidhje afatgjatë që do të siguronte mbrojtjen (si institucionale ashtu edhe të tjera) të nevojshme për të ndaluar migrimin e jashtëm.
Gjetjet kryesore të Analizës së Trendit treguan se shumica dërrmuese e serbëve besojnë se situata në Kosovë nuk po shkon në drejtimin e duhur, madje 93 për qind. Siguria është ende një pikë e lënduar për serbët në Kosovë – pothuajse 85% e të anketuarve që jetojnë në veri të Kosovës e vlerësojnë situatën e sigurisë si të keqe, krahasuar me 55% të të anketuarve që jetojnë në jug të Ibrit.

Pak më shumë se gjysma e të anketuarve, 55%, besojnë se jeta për serbët në Kosovë do të jetë më e keqe për tre vjet. Rreth 65% e të anketuarve besojnë se gjendja ekonomike/papunësia është
problemi më i madh i serbëve në Kosovë. Analiza e trendeve tregoi se 92% e të anketuarve kanë disa dokumente personale të lëshuara nga institucionet e Kosovës.
Optimizmi lidhur me formimin e Asociacionit ka rënë dukshëm, çdo i gjashtë i anketuar nuk beson se do të formohet Asociacioni. Edhe pse vetëm 13% e të anketuarve mbështesin stikerat/mbulesat
si zgjidhje për regjistrimin e targave, çdo i treti i anketuar nuk është i sigurt për atë zgjidhje.
Në dy vitet e fundit, besimi tek politikanët ka rënë më tej, dhe 67% e të anketuarve thonë se nuk ka politikanë apo parti politike në Kosovë të cilave u besojnë. Kur bëhet fjalë për shikimin në të
ardhmen në Kosovë, çdo i dyti i anketuar nuk e sheh veten në Kosovë në pesë vitet e ardhshme, ndërsa pasiguria ekonomike është arsyeja kryesore për largimin nga Kosova.
OJQ Aktiv tregon se situata aktuale është e ndjeshme dhe e paparashikueshme, dhe anketa e Analizës së Trendit të vitit 2022 është kryer para shtatorit 2022, dhe për këtë arsye nuk pasqyron
ngjarjet që kanë ndodhur gjatë asaj periudhe.

“Mbetet të shihet se sa rrënjësisht këto ngjarjet kanë ndikuar në pikëpamjet e komunitetit të gjerë për sigurinë personale dhe perspektivat e saj në Kosovë”, thekson OJQ Aktiv.

OJQ Aktiv u bën thirrje politikëbërësve dhe vendimmarrësve që t’i shohin këto rezultate si një kujtesë për nevojën urgjente për të iniciuar përpjekje të reja dhe gjithëpërfshirëse që synojnë
përmirësimin e respektimit institucional të ligjeve që mbrojnë të drejtat e komuniteteve joshumicë, dhe sigurisht në ngritjen e nivelit të cilësinë e jetës së tyre.

Publikimi gjendet në faqen tonë të internetit në tri gjuhë, serbisht, shqip dhe anglisht.

Lidhje direkte:
ENG: https://bit.ly/3UfYAAq
SRB: https://bit.ly/3OXfJOF
ALB: https://bit.ly/3XBAC5N

Go to TOP